Ndërlidhjet

Në Mal të Zi mbahet Parada e parë e Homoseksualëve


Parulla anti-homoseksuale në Podgoricë: "Në Podgoricë do të rrjedhë gjaku dhe Paradë të Homoseksualëve nuk do të ketë".
Parulla anti-homoseksuale në Podgoricë: "Në Podgoricë do të rrjedhë gjaku dhe Paradë të Homoseksualëve nuk do të ketë".
Rreth 2,000 policë janë vendosur në Podgoricë, për të siguruar Paradën e parë të Homoseksualëve në kryeqytetin e Malit të Zi.

Masat e shtuara të sigurisë pasojnë kërcënimet kundër kësaj kategorie të shoqërisë.

Qeveria e kryeministrit Millo Gjukanoviq, e cila punon për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ka mbështetur mbajtjen e paradës në një mjedis të sigurt.

Në muajin korrik, policia malazeze është përleshur me dhjetëra protestues antihomoseksualë, të cilët kanë sulmuar një marsh të aktivistëve homoseksualë në qytetin e Budvës.

Në muajin shtator, Serbia ka anuluar Paradën e Homoseksualëve për të tretin vit me radhë, për shkak të kërcënimeve për dhunë.
XS
SM
MD
LG