Ndërlidhjet

Australia në luftë me zjarret


Ilustrim
Ilustrim
Në shtetin New South Wales të Australisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të zjarreve.

Moti i nxehtë dhe erërat e forat pritet të përshkallëzojnë edhe më shumë flakët, duke i bërë ato më të rrezikshmet në së paku katër dekada.

Zjarret kanë shpërthyer në fillim të kësaj jave, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Rajoni Blue Mountains, në perëndim të Sidnejit, vlerësohet të jetë zona e goditur më së keqi.

Zjarret janë të zakonshme në muajt e verës në Australi, përkatësisht prej dhjetorit deri në shkurt, por sezoni i sivjetmë i tyre ka nisur më herët.
XS
SM
MD
LG