Ndërlidhjet

“JP Morgan” përballet me gjobë rekord


Nju Jork

Nju Jork

Banka amerikane “JP Morgan” pritet të paguajë gjobën rekord prej 13 miliardë dollarësh, për përgjegjësinë e saj në spekulimin me huatë, që ka tronditur rëndë sistemin bankar amerikan në vitin 2007.

Marrëveshja për të paguar këtë gjobë është arritur pas bisedimeve midis drejtuesve të kompanisë dhe zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Shitja e garancive bankare të mbivlerësuara prej “JP Morgan” ka prodhuar një sistem spekulativ, që ka dëmtuar rëndë tregun dhe ka nisur krizën e kredive në vitin 2008-09.
XS
SM
MD
LG