Ndërlidhjet

Kthehen në burg dy amerikanët që u liruan gabimisht


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Floridë të SHBA-së ka kapur dy vrasës të dënuar, të cilët janë liruar gabimisht nga burgu, për shkak të dokumenteve të rreme.

Autoritetet kanë thënë se personat, të dy nga 34 vjeç, janë kthyer në burg pa u shkaktuar ndonjë incident.

Të dy ata janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe janë duke shërbyer dënimin në Institutin Korrektues Franklin.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush i ka krijuar dokumentet false, madje me nënshkrim të falsifikuar të një gjyqtari, që kanë çuar në lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG