Ndërlidhjet

Përfundon Parada e Homoseksualëve në Mal të Zi


Podgoricë, 20 tetor 2013.

Podgoricë, 20 tetor 2013.

Parada e parë e Homoseksualëve në Malit të Zi ka përfunduar.

Nën masa të rrepta të sigurisë, qindra pjesëmarrës kanë dalë në rrugët e Podgoricës me flamujt e ylberit dhe duke u fryrë bilbilave.

Autoritetet kanë thënë se rreth 2,000 policë janë kujdesur për sigurinë.

Masat e shtuara kanë pasuar kërcënimet kundër homoseksualëve.

Qeveria e kryeministrit Millo Gjukanoviq, e cila punon për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ka mbështetur mbajtjen e paradës në një mjedis të sigurt.

Në muajin korrik, policia malazeze është përleshur me dhjetëra protestues antihomoseksualë, të cilët kanë sulmuar një marsh të aktivistëve homoseksualë në qytetin e Budvës.

Në muajin shtator, Serbia ka anuluar Paradën e Homoseksualëve për të tretin vit me radhë, për shkak të kërcënimeve për dhunë.
XS
SM
MD
LG