Ndërlidhjet

Daçiq: Sulmet në veri, kërcënim ndaj votuesve serbë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se incidentet e fundit në Kosovë janë formë e presionit mbi serbët që të mos dalin në zgjedhjet lokale dhe ka ripërsëritur se këto zgjedhje janë të domosdoshme për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Shumë më i pranueshëm më është fati i serbëve të Republika Srpskës, sesa i Republikës Serbe në Knin”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Sipas tij, formimi i Asociacionit të Komunave serbe pas zgjedhjeve do të jetë ‘arterie’ legale dhe ndërkombëtarisht e njohur e lidhjes ndërmjet Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

“Secili që këtë nuk e sheh punon kundër interesave të serbëve”, ka thënë Daçiq, i cili të shtunën ka qëndruar në Graçanicë.
XS
SM
MD
LG