Ndërlidhjet

Arabisë Saudite i kërkohet të marrë ulësen në KS


Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit
Të dërguarit arabë në Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite që të ndryshojë vendimin e saj për të refuzuar ulësen e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Përmes një deklaratae, Grupi Arab ka kërkuar që Mbretëria të vazhdojë me “rolin e guximshëm” në mbrojtjen e çështjeve arabe, duke marrë ulësen në Këshill.

Arabia Saudite ka fituar ulësen dyvjeçare në këtë institucion të enjten, por menjëherë të nesërmen ka çuditur botën diplomatike, duke e refuzuar atë.

Duke shpjeguar vendimin, sauditët kanë kritikuar Këshillin e Sigurimit, i cili nuk ka arritur të ndërmarrë veprime në luftën e Sirisë dhe çështje të tjera të Lindjes së Mesme.

Sauditët janë mbështetës të rebelëve sirianë.

Asnjë vend tjetër më parë nuk ka refuzuar ulësen në KS.
XS
SM
MD
LG