Ndërlidhjet

Rasti i Leonardës nuk zmbraps Francën


Leonarda Dibrani
Leonarda Dibrani
Ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls, është zotuar se do të vazhdojë me dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, pavarësisht protestave që ka shkaktuar ekstradimi i një vajze rome në Kosovë.

“Asgjë nuk do të më pengojë në rrugën time”, ka thënë Valls për mediat franceze.

15-vjeçarja Leonarda Dibrani, së bashku me familjen e saj, është ekstraduar ditë më parë në Kosovë, pasi u ishte refuzuar kërkesa për azil.

Leonarda është arrestuar në prani të shokëve të shkollës dhe një gjë e tillë ka nxitur protesta në Paris dhe qytete të tjera.

Të shtunën, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se Leonarda mund të kthehet nëse do që të vazhdojë mësimet, por jo edhe familja e saj.
XS
SM
MD
LG