Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania "do të mbështesë" Turqinë drejt BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania do të zmbrapset nga kundërshtimet e saj për të hapur një kapitull të ri të bisedimeve me Turqinë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian, raporton Reuters duke u thirrur në burimet e veta.

Agjencia britanike thotë se burime të BE-së kanë paralajmëruar mundësinë e raundit të ri të bisedimeve me Turqinë në fillim të nëntorit.

Më 22 tetor, ndërkaq, qeveritë e BE-së do të shqyrtojnë raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë.

Turqia ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 2005 - 18 vjet pas aplikimit, mirëpo progresi është ngadalësuar për shkak të disa pengesave politike, kryesisht për shkak të Qipros dhe kundërshtimeve të anëtarësimit nga Gjermania dhe Franca.
XS
SM
MD
LG