Ndërlidhjet

Digjet shtëpia ku ka lindur Mata Hari


Mata Hari

Mata Hari

Shtëpia në Holandë, ku ka lindur vallëzuesja ekzotike dhe spiunia e Luftës së Parë Botërore, Mata Hari, është shkatërruar nga flakët.

Një person ka vdekur nga zjarri që ka përfshirë disa ndërtesa në Leuvarden, rreth 140 kilometra në veri të Amsterdamit.

Emri i vërtetë i Mata Harit ka qenë Margaretha Geertruida Zelle.

Ajo ka lindur më 1876, ndërsa më 1917 është ekzekutuar me pushkatim.

Në fillim të viteve 1900, Mata Hari ka lënë burrin e saj dhe ka udhëtuar drejt Parisit, ku ka arritur famën si kërcimtare ekzotike.

Puna e saj e ka çuar në kontakte me figura të larta të shoqërisë.

Por, autoritetet franceze e kanë arrestuar atë gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e akuzuar për spiunim për Gjermaninë.

Ajo është ekzekutuar pas një gjykimi të shkurtër, edhe pse faji i saj ka qenë për kohë të gjatë i kontestueshëm.
XS
SM
MD
LG