Ndërlidhjet

SHBA/Britani: Bashkërisht në mbrojtje të fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim
Kriminelët që tregtojnë imazhe të abuzimit të fëmijëve do të jenë në shënjestër të një agjencie të re britaniko-amerikane.

Ministri britanik i Policisë, Damian Green, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të formalizuar marrëveshjen për trupën e re, njofton BBC.

Sipas burimit të njëjtë, agjencia do të bashkudhëhiqet nga zoti Green dhe prokurori i përgjithshëm i SHBA-s, Eric Holder.

“Abuzimi i fëmijëve dhe plasimi i imazheve në internet nuk janë të kufizuara me kufij dhe përpjekjet tona për të luftuar këtë dukuri nuk do të mungojnë”, ka thënë Green.

“Prindërit britanikë dhe amerikanë me të drejtë presin nga ne që të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur fëmijët tanë”, ka shtuar ai.

Green do të nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit midis dy vendeve në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG