Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, 12 të vrarë


Irak

Irak

Autoritetet thonë se së paku 12 persona kanë humbur jetën nga një seri sulmesh që ka goditur Irakun.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Rava të provincës Anbar, ku militantë të dyshuar kanë sulmuar një pikë kontrolli, një stacion të policisë dhe një ndërtesë qeveritare.

Së paku tetë njerëz janë vrarë në Rava.

Përgjegjësinë për sulmet e së dielës nuk e ka marrë ende asnjë grup, por për sulme të ngjashme, në të kaluarën, janë fajësuar militantët që kanë lidhje me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG