Ndërlidhjet

Policia përleshet me mbështetësit e Morsit


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një protestë të studentëve në Kajro.

Rreth 3,000 studentë nga Universiteti al-Azhar, që është institucion i lartë islamik, kanë bllokuar të dielën disa rrugë kryesore dhe kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të sigurisë.

Nuk ka raporte për viktima.

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammad Morsi, kanë organizuar protesta të rregullta kundër ushtrisë, që nga përmbysja e tij më 3 korrik.

Mbi 1,000 persona, shumica islamikë, janë vrarë dhe mbi 2,000 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, partisë së Morsit, janë arrestuar që nga vërsulja e ushtrisë në muajin gusht.

Morsi, i cili mbahet në një lokacion të panjohur, pritet të dalë në gjyq muajin e ardhshëm, në lidhje me përleshjet vdekjeprurëse midis mbështetësve të tij dhe kundërshtarëve, në dhjetor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG