Ndërlidhjet

Thirrje për ribashkimin e Rumanisë me Moldavinë


Bukuresht - foto arkivi
Bukuresht - foto arkivi
Mijëra protestues në Bukuresht kanë bërë thirrje për ribashkimin e Rumanisë me Moldavinë.

Protestuesit nga të dyja vendet kanë brohoritur slogane anti-ruse dhe i kanë kërkuar Qeverisë rumune që ta bëjë unifikimin prioritet kombëtar.

Organizatorët e protestës së të dielës kanë thënë se kanë mbledhur 100,000 nënshkrime në mbështetje të kërkesave të tyre.

Pjesa më e madhe Moldavisë së sotme ka qenë pjesë e Rumanisë për dy dekada para Luftës së Dytë Botërore. Pas kësaj të fundit, ajo i është dorëzuar Bashkimit Sovjetik.

Politikanët në Moldavi dhe Rusi kanë akuzuar Bukureshtin se kërkon të kthejë prapa ish-provincën e tij.

Por, Rumania thotë se qëllimi i saj i vetëm është të ndihmojë Moldavinë që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Romania është bërë anëtare e BE-së më 2007.

Moldavia, ndërkaq, shpreson të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me BE-në, që do t’i hapte rrugën drejt anëtarësimit.
XS
SM
MD
LG