Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet familja Dibrani


Leonarda Dibrani

Leonarda Dibrani

Familja Dibrani, e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë dhe bëri bujë nëpër mediat botërore, është sulmuar dje gjatë ditës në një nga rrugët e Mitrovicës.

Zyrtarët thonë se sulmi ndaj pesëmbëdhjetë vjeçares Leonarda Dibrani dhe familjes së saj lidhet me një çështje private.

Katër persona janë arrestuar dhe po hetohen për rastin.

Leonardës i është bërë ofertë nga presidenti francez Hollande, që të kthehet e vetme në Francë për të vazhduar mësimet, por ajo ka refuzuar, duke insistuar se në Francë dëshiron të kthehet vetëm së bashku me familjen e saj.
XS
SM
MD
LG