Ndërlidhjet

Irak: Dhjetra të vrarë në disa sulme vetëvrasëse


Ilustrim

Ilustrim

Në së paku nëntë sulme vetëvrasëse, janë shënuar dhjetra të vrarë dhe të plagosur nëpër lokacione të ndryshme në Irak.

Sulmi më i përgjakshëm i së dieles, ishte ai në një kafene në zonën shiite të Bagdadit. Së paku 34 persona mbetën të vdekur the rreth 50 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, në tetë sulme të tjera që ndodhën në rajonin e Rawas, u vranë 8 persona ndërsa 28 të tjerë mbetën të lënduar.

Më shumë se 480 persona janë vrarë këtë muaj në Irak, gjatë valëve të ndryshme të dhunës.
XS
SM
MD
LG