Ndërlidhjet

Afganistan: Komandanti i forcave speciale dezerton tek talibanët


Forcat speciale afgane/Ilustrim
Forcat speciale afgane/Ilustrim
Zyrtarë afganë thonë se një komandant i forcave speciale ka dezertuar duke marrë me vetë armë dhe municion.

Komandanti është identifikuar si Monsif Khan.

Zyrtarët bëjnë të ditur se Khan ka dezertuar tek grupi Hezbo-e-Islam, një lëvizje antiqeveritare që lufton përkrah talibanëve.

Forcat lokale të sigurisë kanë nisur kërkimet për të.

Muajin e kaluar, një ish-senator iu bashkua forcave kryengritëse në Afganistanin verior.
XS
SM
MD
LG