Ndërlidhjet

logo-print

Bukuresht: Protesta për ribashkim me Moldavinë


Flamuri rumun/Ilustrim

Flamuri rumun/Ilustrim

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Bukureshtit, duke kërkuar ribashkimin me Moldavinë.

Protestuesit nga Moldavia dhe Rumania, kanë thirrur slogane antiruse dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë rumune, që ta kthejë çështjen e bashkimit në prioritet.

Organizatorët e protestës të së dieles thonë se kanë arritur t’i mbledhin 100 mijë nënshkrime në mbështetje të kësaj kërkese.

Shumica e Moldavisë së sotme ishte pjesë e Rumanisë për dy dekada, para Luftës së Dytë Botërore, periudhë pas së cilës kaloi nën qeverisjen e Bashkimit Sovjetik.

Politikanët në Moldavi dhe Rusi i kanë akuzuar autoritet rumune se po kërkojnë ta kthejnë Moldavinë brenda kufijëve të dikurshëm.

Por, Rumania thotë se qëllimi saj i vetëm është ta ndihmojë shtetin moldavian në integrimin europian.
XS
SM
MD
LG