Ndërlidhjet

Australi: Gjendje emergjente nga zjarret


Ilustrim

Ilustrim

Në zonat në lindje të Australisë është shpallur gjendje emergjente, derisa paraljamërohet për përkeqësim të situatës sa i përket zjarreve që e kanë kapluar këtë vend.

Shpallja e gjendjes emergjente vjen pasi ekipet e zjarrfikësve paralajmëruan përkeqësim të gjendjes në pjesën lindore të New South Wales.

Këto shërbime thonë se kombinimi i erërave të forta the motit tejet të nxehtë, pritet të sjellin një prej situatave më alarmante në katër dekadat e fundit.

Qindra shtëpi janë djegur nga zjarret që nga java e kaluar.

Rajoni në perëndim të Sidneit, llogaritet si një ndër më të rrezikuarit.

Zjarret në Australi janë tipike, nga dhjetori deri në shkurt, por moti i sivjetëm, i cili ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë ka bërë që periudha e zjarreve të nisë më heret këtë vit.
XS
SM
MD
LG