Ndërlidhjet

logo-print

Podgoricë: Përfundon qetësisht Parada e Homoseksualëve


Para e Homoseksualëve, Podgoricë, 20 tetor 2013

Para e Homoseksualëve, Podgoricë, 20 tetor 2013

Parada e parë e Homoseksualëve ka përfunduar në mënyrë paqësore në Podgoricë.

Nën masa të rrepta sigurie, protestuesit kanë valuar flamurin e komunitetit LGBT dhe kanë fishkëlluar.

Kryeorganizatori i protestës, Daneijel Kalezic ka thënë se “ne nuk do të ndalemi derisa të fitojmë lirinë e merituar sikur të gjithë njerëzit e tjerë”.

Në të njejtën kohë, persona të cilët e kundërshtonin protestën, janë përleshur me policinë në lokacione të ndryshme nga ai ku po protestohej.

Mediet në Mal të Zi, njoftojnë se rreth 400 persona kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë gjuajtur policinë me gurë, në shenjë pakënaqsie me mbajtjen e paradës.

Autoritetet kishin vendosur rreth 2,000 trupa në mbrojtje të protestës.
XS
SM
MD
LG