Ndërlidhjet

BE: Ministrat e Jashtëm takohen që të diskutojnë për Ukrainën


 Yulia Tymoshenko
Yulia Tymoshenko
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen sot në Luksemburg, për të diskutuar rreth samitit të ardhshëm në kuadër të Partneritetit me Lindjen.

Në krye të agjendës është Ukrania, e cila pret të nënshkruajë marrëveshjen për asocim dhe tregëti të lirë, gjatë samitit që mbahet me 28 dhe 29 nëntor në Vilnius.

Ndër parakushtet që BE-ja ia ka vënë këtij vendi për arritjen e këtyre marrëveshjeve, është zgjidhja e rastit të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, për të cilën perëndimi beson se është akuzuar dhe burgosur mbi motive poltike.

Një mision monitorues i Parlamentit Europian, arrin sot në Kiev, për më shumë bisedime rreth rastit Tymoshenko.
XS
SM
MD
LG