Ndërlidhjet

Pakistan: Pesë te vdekur nga sulmi në tren


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë, e cila kishte në shënjestër një tren në jugperëndim të Pakistanit, ka vrarë së paku pesë persona dhe ka lënë shtatëmbëdhjetë të tjerë të plagosur.

Rajoni i Balokistanit, ku ndodhi sulmi, po vuan nga valë të ndryshme të dhunës, të shkaktuara nga kryengritësit, ndasitë sektare dhe konfliktet me ushtrinë.

Rebelët në këtë rajon kanë organizuar disa seri kryengritjesh që nga themelimi i shtetit pakistanez më 1947.

Kryengritja e fundit ka nisur në vitin 2004, kur rebelët kërkuan autonomi politike dhe kontrollë mbi përfitimet e naftës, gazit dhe burimeve të mineraleve që i posodon ky rajon.
XS
SM
MD
LG