Ndërlidhjet

Francë: Mijëra telefonata të përgjuara nga SHBA-ja


Ilustrim

Ilustrim

Franca e ka thirrur në konsultime ambasadorin amerikan, pasi e përditshmja “Le Monde” publikoi një artikull në të cilin thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, përgjoi më shumë se 70 milionë telefonata të francezëve.

Bazuar në informacionet e nxjerra nga dokumentet e Edward Snowden, “Le Monde” bën të ditur se kjo agjenci kishte përgjuar telefonatat e një numri të caktuar telefonash dhe kishte regjistruar edhe mesazhet e shkëmbyera.

Sipas gazetës jo vetëm terroristët e dyshuar, por edhe biznesmenë të lartë dhe figura të njohura politike kanë qenë pjesë e përgjimeve.

Në anën tjetër e përjavshmja gjermane “der Spiegel”, kishte raportuar më heret se agjencia e kishte përgjuar edhe presidentin meksikan, Felipe Calderon.

Edhe Meksika po pret shpjegime për këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG