Ndërlidhjet

MASHT i garanton Leonarda Dibranit mësimin


Leonarda Dibrani
Leonarda Dibrani
Të gjitha komunitetet në Kosovë kanë të drejtë arsimimi, pa pasur ndonjë diskriminim as racor, gjinor apo të moshës. Këtu përfshihet edhe mundësia e shkollimit të nxënësës më prejardhje rome, Leonarda Dibrani, rasti i së cilës u bë i njohur për shkak të dëbimit nga Franca.

Ragip Gjoshi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se për të vazhduar mësimin nxënësit e riatdhesuar kanë nevojë për nostrifikim dokumentesh.

"Ndërkaq nëse një nxënës nuk e njeh gjuhën, për të nevojitet mësim plotësues për t'u përgatitur të vijojë mësimin në cilën shkollë të dëshirojë", tha Gjoshi për Radion Evropa e Lirë.

Në rastin e Leonardës, ai tha se do të gjenden persona që njohin gjuhën franceze për t'i mundësuar asaj mësimin.

"Cilëndo shkollë në Kosovë që Leonarda zgjedh, Ministria e Arsimit i garanton vazhdimin e mësimit", tha Gjoshi.

Komuniteti rom, thotë ai, mësimin e ndjek aty kumuniteti shumicë është shqiptar në gjuhën shqipe, ndërkaq ku gjendet komuniteti serb, mësimi mbahet në gjuhën serbe.

Ndryshe, familja Dibrani, e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë dhe bëri bujë nëpër mediat botërore, është sulmuar të dielën në një nga rrugët e Mitrovicës.

Zyrtarët thonë se sulmi ndaj pesëmbëdhjetë vjeçares Leonarda Dibrani dhe familjes së saj lidhet me një çështje private.

Katër persona janë arrestuar dhe po hetohen për rastin.

Leonardës i është bërë ofertë nga presidenti francez Hollande, që të kthehet e vetme në Francë për të vazhduar mësimet, por ajo ka refuzuar, duke insistuar se në Francë dëshiron të kthehet vetëm së bashku me familjen e saj.
XS
SM
MD
LG