Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani s’ka plane për unionin doganor me Rusinë


Flamuri i Azerbajxhanit

Flamuri i Azerbajxhanit

Azerbajxhani thotë se nuk ka plane që t’i bashkohet ndonjë unioni doganor të udhëhequr nga Rusia.

Zv.ministri i Jashtëm Araz Azimov, iu ka thënë sot gazetarëve në Baku se hyrja në ndonjë strukturë të tillë “të njëanshme” nuk do të sillte asnjë përfitim për Azerbajxhanin.

Muajin e kaluar, fqinji i Axerbajxhanit, Armenia tha se do t’i bashkohet unionit ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

BE-ja ia ka bërë të ditur Azerbajxhanit se nuk mund të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit, nëse planifikon të bëhet pjesë e unionit doganor me Rusinë.

Rusia në anën tjetër, thotë se deri në vitin 2015 ky union do të zgjerohet në një union ekonomik për Euroazinë, bazuar në modelin e Bashkimit Europian.
XS
SM
MD
LG