Ndërlidhjet

Daçiq dhe Ashton për zgjedhjet në Kosovë


Ashton dhe Daçiq - foto arkivi

Ashton dhe Daçiq - foto arkivi

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të bisedojë sot në Luksemburg me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të mënjanohen të gjitha manipulimet me listat zgjedhore dhe me rezultatet.

“Kemi këmbëngulur që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të kenë qasje në listat zgjedhore. Kjo do të jetë temë e analizave dhe debateve”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Në Luksemburg mbahet sot takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, që i paraprin samitit për partneritet me lindjen.
XS
SM
MD
LG