Ndërlidhjet

Gjykata në Strasburg i kërkon Spanjës të lirojë “terroristen baske”


Gjykata në Strasburg
Gjykata në Strasburg
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur të hënën se Spanja duhet të lirojë pa vonesa një separatiste baske, burgosja e së cilës është zgjatur me vite.

Ines del Rio Prada, anëtare e organizatës separatiste ETA, ndodhet në burg qysh në vitin 1989, pasi është dënuar për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Gjykata me seli në Strasburg ka vendosur kundër Spanjës për praktikën që lejon zgjatjen e burgimeve për të dënuarit për terrorizëm.

Në tetor të vitit 2011, ETA ka shpallur “fundin e aktiviteteve të armatosura” pas katër dekadave të militantizmit për një shtet të pavarur bask.
XS
SM
MD
LG