Ndërlidhjet

Sulmi në Volgograd u krye nga një femër


Volgograd

Volgograd

Raportet nga Rusia thonë se një sulmuese vetëvrasëse ka shpërthyer eksplozivët në një autobus pasagjerësh në qytetin Volgograd, duke vrarë së paku pesë njerëz dhe plagosur 22 të tjerë.

Zyrtarët lokalë të sigurisë thonë se pranë vendit të ngjarjes janë gjetur dokumente që i përkasin një gruaje, e cila së fundmi është konvertuar në Islam.

Në momentin e shpërthimit, në autobus kanë qenë rreth 40 njerëz.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndërkohë që hetimet tashmë kanë nisur.
XS
SM
MD
LG