Ndërlidhjet

OBSH verifikon poliomelitin në Siri


Logo e OBSH-së
Logo e OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është duke hetuar dy raste të dyshuara të poliomelitit në Siri.

Ekspertët e OBSH-së po verifikojnë raportet në provincën Deir Al-Zor.

Nëse konfirmohen, ato do të jenë rastet e para në këtë vend në 14 vjet.

Rastet e sëmundjes paralizuese janë raportuar për herë të fundit në Siri në vitin 1999.

OBSH thotë se Siria ka rrezik të lartë për poliomelit dhe sëmundje të tjera që mund të parandalohen me vaksina, për shkak të konfliktit civil në vend.

Poliomeliti është endemik në vetëm tre vende: Nigeri, Pakistan dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG