Ndërlidhjet

Gjukiq Dejanoviq: Do të ketë paga edhe pas zgjedhjeve


Sllavica Gjukiq Dejanoviq

Sllavica Gjukiq Dejanoviq

Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, ka qëndruar sot në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç raportojnë mediat serbe, Gjukiq Dejanoviq ka deklaruar se institucionet e shëndetësisë në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë sikurse deri më tash, edhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

"Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë punëtorët e kujdesit shëndetësor do të marrin paga dhe se më 4 nëntor, qytetarët do të jenë në gjendje të hyjnë në institucionet shëndetësore si edhe deri më tash", ka thënë Gjukiq Dejanoviq pas vizitës në qendrën e shëndetit në Mitrovicë.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
XS
SM
MD
LG