Ndërlidhjet

Gashi: UNMIK ka qasje destruktive ndaj Kosovës


Prishtinë
Prishtinë
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka takuar sot përfaqësuesin e ri të UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.

Ministri Gashi ka njoftuar zotin Russell rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes që i ka dhënë UNDP Kosovës, në rrafshin e mbrojtjes së mjedisit, zonimit të parqeve kombëtare dhe asistencës në implementimin e ligjeve për zonat e veçanta të mbrojtura, thuhet në komunikatën për media.

Sipas së njëjtës, ministri Gashi, megjithatë, ka kërkuar nga UNDP që Zyra e UNMIK-ut në Kosovë “të heqë dorë nga qasja destruktive që po mban ndaj Kosovës, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në shumë konventa ndërkombëtare”.

“Përveç bllokimit të drejtpërdrejtë në anëtarësim në këto konventa, UNMIK-u po e bllokon edhe pjesëmarrjen e delegacioneve nga shteti i Kosovës në konferenca ndërkombëtare, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me përfaqësimin nën ombrellën e rezolutës 1244”, ka thënë Gashi.

Përfaqësuesi nga UNDP, Russell, ka thënë se nuk është aspak e drejtë që për arsye të një procesi të vazhdueshëm politik, Kosova të mos ketë qasje të barabartë në programet e OKB-së.
XS
SM
MD
LG