Ndërlidhjet

UNDP prezanton nesër fakte për komunat veriore


Ilustrim
Ilustrim
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të prezantojë të martën faktet e shpejta të anketës së veçantë të Hulumtive të Mitrovicës.

“Të dhënat që do të prezantohen paraqesin një përmbledhje të sondazhit publik të realizuar në fillim të muajit tetor, 2013. Në të analizohen qëndrimet e serbëve të Kosovës që jetojnë në komunat në veri, duke ofruar më shumë hollësi për perceptimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, pjesëmarrjen qytetare dhe parapëlqimet e shtëpive mediale”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Ai po ashtu bën publik disa thekse të hulumtimit që kanë dalë nga anketimi i 400 qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës (pjesa veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) e që janë:

• Mbi 90% të banorëve që jetojnë në veri të Ibrit janë të informuar për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor, 2013.

• Rreth 16% të qytetarëve kanë deklaruar se gjithsesi do të dalin në votim.

• Mediumi më i preferuar për t’u informuar për zhvillimet në Kosovë, është televizioni me 98%.
XS
SM
MD
LG