Ndërlidhjet

BE-së “i duhen rregulla më të forta” për armë


Cecilia Malmstrom
Cecilia Malmstrom
Bashkimi Evropian ka nevojë për rregulla më të forta për të reduktuar dhunën me armë, e cila vret më shumë se 1,000 njerëz në vit brenda bllokut, ka thënë komisionarja për çështje të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom.

“Debati në Amerikë për përhapjen e armëve është më i dukshëm… por, ne në Evropë kemi shumë punë për të bërë, për të siguruar që pistoletat, pushkët dhe armët sulmuese nuk do të bien në duart e kriminelëve”, ka thënë Malmstrom.

Komisioni Evropian, që është organi ekzekutiv i BE-së, do të shqyrtojë “ciklin e jetesës” së armëve të zjarrit, nga prodhimi deri te shitja, posezimi dhe çaktivizimi.

Malmstrom ka propozuar dënime më të mëdha për ata që tregtojnë ilegalisht armë.

Pak më shumë se gjysma e të anketuarve në një sondazh të publiuar sot në Bruksel kanë thënë se ligjet më të ashpra do të reduktojnë krimet me armë.
XS
SM
MD
LG