Ndërlidhjet

Çifti rom akuzohet për rrëmbim të fëmijës


Maria
Maria
Një çift rom është akuzuar në Greqi për rrëmbimin e një vajze të vogël.

Policia ka gjetur vajzën që mban emrin Maria gjatë bastisjes që ka kryer javën e kaluar në një kamp të romëve në qytetin Farsala.

Çifti është arrestuar pasi testet e ADN-së kanë treguar se ajo nuk është vajza e tij.

Gjetja e vajzës ka bërë që mbi 5,000 familje nga e gjithë bota të telefonojnë në qendrën e fëmijës, ku po mbahet ajo, me shpresë se do të gjejnë fëmijën e tyre të rrëmbyer.

Burri dhe gruaja rome thonë se vajza u është dhënë nga nëna e saj biologjike pasi nuk ka mundur ta rrisë.

Ata mund të përballen me 20 vjet burgim nëse shpallen fajtorë.
XS
SM
MD
LG