Ndërlidhjet

Gjykata në Strasburg fajëson Rusinë për masakrën në Katin


Katin, 1943

Katin, 1943

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka fajësuar Rusinë për mungesën e një justifikimi të pranueshëm për mospërhapjen e dosjeve sekrete që i përkasin masakrës së Katinit.

Në një prej krimeve më famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik ka ekzekutuar në Katin, më 1940, mbi 20 mijë oficerë polakë, me urdhër të Stalinit, i cili ka besuar se duke privuar Poloninë nga elita e saj ushtarake, do ta kishte më të lehtë të komandonte vendin pas luftës.

Vendimi i gjykatës në Strasburg thotë se Moska “ka dështuar të veprojë në përputhje me obligimet e saj” sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë, gjykata nuk ka juridiksion mbi drejtësinë ruse dhe nuk mund të kërkojë rihapje të dosjeve të caktuara.

Vendimi i saj ka ardhur në përgjigje të një peticioni të pasaardhësve të viktimave, të cilët kanë kërkuar nga Rusia që të dorëzojë dokumentacionin e plotë të masakrës.
XS
SM
MD
LG