Ndërlidhjet

Ukraina duhet të bëjë më shumë punë drejt BE-së


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se Ukraina duhet të bëjë më shumë për të adresuar çështjen e drejtësisë selektive, duke përfshirë zgjidhjen e rastit të ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, para se të nënshkruajë marrëveshje kyçe me BE-në.

Ashton i ka bërë këto komente pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Në takim janë diskutuar përgatitjet për samitin e 28-29 nëntorit në Vilnius, ku Ukraina shpreson të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit dhe të tregtisë së lirë me BE-në.

Në mesin e parakushteve, BE ka përmendur zgjidhjen e rastit të Tymoshenkos, e cila po shërben dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për abuzim të pozitës zyrtare.

Perëndimi beson se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG