Ndërlidhjet

Holanda kërkon ndihmë ndërkombëtare për aktivistët e Greenpeace


Njëra nga aktivistet e burgosura të Greenpeace
Njëra nga aktivistet e burgosura të Greenpeace
Holanda i ka kërkuar një gjykate ndërkombëtare që të urdhërojë Rusinë për të liruar aktivistët e organizatës mjedisore “Greenpeace” dhe anijen e tyre.

Ministri i Jashtëm holandez, Frans Timmermans, ka thënë se qeveria ka bërë kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, e cila ka selinë në Hamburg të Gjermanisë.

Grupi prej 28 aktivistësh dhe dy gazetarësh është burgosur prejse anija e tyre “Arctic Sunrise” është konfiskuar nga rojet bregdetare ruse, pas një proteste kundër kompanisë ruse “Gazprom”, më 18 shtator.

Ata janë akuzuar për pirateri – vepër që në Rusi bart dënimin maksimal prej 15 vjetësh burgim.

Holanda po ndërmerr veprime për shkak se anija “Arctic Sunrise” ka lundruar nën flamurin holandez.
XS
SM
MD
LG