Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nga të shtënat në shkollë – dy të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Një nxënës në shtetin perëndimor amerikan Nevada ka hapur zjarr nga arma në shkollë, duke e vrarë mësuesin dhe plagosur dy nxënës të tjerë.

Personi me armë pastaj e vrau edhe vetveten.

Zyrtarët thanë se policia nuk ka hapur zjarr nga armët e tyre gjatë incidentit.

Mësuesi i vrarë është identifikuar si mësues i matematikës, me emrin Michael Landsberry, 45 vjeçar.

Policia tha se ai ishe vrarë derisa mundohej t’i mbronte nxënësit në shkollën e qytetit Sparks.

Të shtënat në shkollat në Shtetet e Bashkuara janë shpeshtuar, gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor të vitit 2012 janë vrarë 26 vetë në një shkollë fillore në Newton në Konektikat.

Qyteti Sparks në Nevada i ka afro 90 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG