Ndërlidhjet

logo-print

AI: Sulmet me aeroplanë pa ekuipazh mund të jenë krime lufte


Në raportin më të ri të organizatës Amnesty International thuhet se disa sulme me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në Pakistan mund të përbëjnë krime të luftës.

Në raportin e titulluar “A do të jem unë i ardhshmi? Sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të SHBA-ve në Pakistan”, shfaqen dyshime se Uashingtoni ka ndërmarrë vrasje joligjore nëpërmjet sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh në territoret fisnore veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Kërkuesi i organizatës Amensty International në Pakistan, Mustafa Qadri, tha se “sekreti që e rrehton programin e aeroplanëve pa ekuipazh i jep administratës amerikane liçencë për të vrarë jashtë fushëveprimit të gjykatave ose të standardeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Ai i ka bërë thirrje Uashingtonit që “të pastrohet lidhur me programet e aeroplanëve pa ekuipazh dhe ata që janë përgjegjës për këto shkelje të merren në përgjegjësi”.

Aktivistët vlerësojnë se prej vitit 2004, nga më se 300 sulme me aeroplanë pa ekuipazh, janë vrarë më tepër se 2 mijë njerëz në Pakistan, përfshirë edhe liderë të lartë të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG