Ndërlidhjet

Siri: Assad dyshues për konferencën e propozuar


Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, ka shprehur dyshim se konferenca e propozuar ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në këtë vend, do të ketë sukses.

Në një intervistë për televizionin Al-Mayadeen, zoti Assad tha, poashtu, se ende nuk është caktuar data për një konferencë të tillë.

Ai ka theksuar se grupet opozitare, të cilat janë ftuar për të marrë pjesë, i paraqesin fuqitë e jashtme, e jo popullin e Sirisë.

“Shumë pyetje për këtë konferencë ende janë në tavolinë”, tha Bashar al-Assad.

Nga konflikti civil në Siri, prej vitit 2011, vlerësohet se janë vrarë më se 100 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG