Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Apple pritet ta paraqes verzionin e fundit të iPad-it


Kompania gjigante Apple pritet që sot ta paraqes verzionin e fundit të tabletit të saj të popullarizuar, iPad.

Për sot në San Francisko, kompania Apple ka paralajmëruar një ngjarje, por e ka mbajtur sekretin e zakonshëm duke mos e shpallur përbërjen e zhvillimit të sotëm.

Megjithatlë, ekspertët kanë theksuar se është bërë pothuajse një vit prej se verzioni i fundit iPad doli në shitje.

Persona brenda industrisë thonë se gjenerata e re, e pesta me radhë, do të jetë më e hollë dhe më e lehtë se iPad-at e mëparshëm.

Në tabletat e ri ndoshta mund të përfshihet edhe senzori biometrik dhe teknologjia e njohjes së gjurmës së gishtit, ashtu siç është vepruar në iPhone 5S.

Kompania ndoshta do ta zbuloj edhe laptopin e ri MacBook, gjatë ngjarjers së sotme.
XS
SM
MD
LG