Ndërlidhjet

Gjermani: Parlamenti i ri e mbanë seancën e parë


Pamje nga një seancë e mëparshme e Parlamentit të Gjermanisë

Pamje nga një seancë e mëparshme e Parlamentit të Gjermanisë

Parlamenti gjerman, i njohur si Bundestag, e mbanë sot seancën e parë në përbërje të re, e cila doli nga zgjedhjet e fundit.

Në këtë seancë të parlamentit me 631 anëtarë, do të zgjidhet edhe kryesuesi i Bundestagut.

Kjo mbledhje po bëhet një ditë para se kancelarja Angela Merkel, pritet të mbajë rundin e parë të bisedimeve me partinë kryesore opozitare të Socialdemokratëve, në përpjekje për ta formuar qeverinë e re.

Partia konservatore Unioni Kristiano-demokrat, i zonjës Merkel dhe aleati Unioni Kristiano-social, parti me seli në Bavari, dolën si blloku më i fuqishëm në parlament, duke fituar 311 vende deputetësh.

Megjithatë Merkel ende duhet ta gjejë aleatin e ri për koalicion, për ta pasur një shumicë absolute në Parlamentin e ri.

Në përbërjen e re gjendet edhe deputeti i parë i zi, Karamba Diaby, që është i lindur në Somali.
XS
SM
MD
LG