Kërkesa e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet sot në Këshillin e Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg.
BE-ja ka vendosur që ta hapë një kaptinë të re të negociatave me Turqinë, në muajin qershor, por këtë lëvizje e ka shtyrë, pas goditjes së dhunshme të Ankarasë kundër protestave antiqeveri.
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha dje se vendimi ishte “sinjal” që ishte “dëgjuar dhe kuptuar” në Ankara.
“Ne tash duhet ta ndërmarrin hapin tjetër”, tha Westerwelle.
Javën e kaluar, komisionari i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, e ka paraqitur raportin për anëtarësimin e Turqisë, në të cilin është shprehur shqetësim për goditjen kundër protestuesve, por, poashtu, janë përshëndetur reformat.