Ndërlidhjet

Nobelistja Ebadi i bën thirrje perëndimit për trajtim më të mirë të refugjatëve


Nobelistja, Shirin Ebadi, Varshavë, Poloni

Nobelistja, Shirin Ebadi, Varshavë, Poloni

Fituesja e çmimit Nobel, Shirin Ebadi i ka bërë thirrje perëndimit që ta përmirësojë trajtimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe bota arabe.

Duke folur në një panel të Nobelistëve të paqes, që po mbahet në Varshavë të Polonisë, Ebadi ka thënë ”Këta njerëz ikin nga varfëria dhe despotizmi. Ata ikin nga shtypja e qeverive të tyre”.

Ajo iu ka bërë thirrje qeverive europiane që ta përmirësojnë trajtimin ndaj tyre dhe të evitojnë tragjedi si ato të fundit që ndodhën në Mesdhe.

Ajo bëri thirrje që këto qeveri t’i përdorin fondet e mëdha të depozitave bankare të diktatorit Muammar Qaddafi, në përmirësimin e jetës së njerëzve në Libi.

Konferenca e Varshavës, ku ajo i bëri këto komente po mbahet nën mikpritjen e Lech Walesës, ish-president i Polonisë dhe laureat i Nobelit për paqe.
XS
SM
MD
LG