Ndërlidhjet

Moskë: Sulmohen zyrat e gazetës MK


Ballina e gazetës "Moskovsky Komsomolets"

Ballina e gazetës "Moskovsky Komsomolets"

Sulmues të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në zyrat e së përditshmes “Moskovsky Komsomolets”.

Mjeti shkaktoi flakë në disa nga gazetat e depozituara aty, prej të cilavë më pas u shkaktua tym në të gjitha katet e ndërtesës së gazetës.

Stafi i së përditshmes u avukua.

Policia në Moskë njofton se po kërkon dy persona në lidhje me rastin.

Një sulm i ngjashëm kishte ndodhur edhe në korrik, ndërsa rasti i vrasjes së një gazetari të kësaj gazete, i cili kishte shkruar për aferat korruptive të ushtrisë ruse, mbetet i pazgjidhur që nga vitit 1994.
XS
SM
MD
LG