Ndërlidhjet

SHBA: Ambasadori i Azerbajxhanit thërret për vazhdim bashkëpunimi


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev
Ambasadori i Azerbajxhanit në SHBA, Elin Suleymanov, e ka pranuar se zgjedhjet presidenciale të vendit të tij, të mbajtura me 9 tetor, patën parregullsi dhe probleme, por ka shtuar se rizgjedhja për një mandat të tretë e Ilham Aliyev në krye të shtetit, nuk erdhi si “befasi”.

Në një shkrim të publikuar në të përditshem “The Washington Times”, ai ka thënë se SHBA-ja duhet ta ruajë partneritetin e saj me Azerbajxhanin për luftimin e terrorizmit në Afganistan, promovimin e sigurisë energjetike të Europës dhe “duhet të thyejë stereotipet ekzistuese e jo të krijojë të reja”.

Administrata e Obamës ishte deklaruar më heret, se zgjedhjet presidenciale nuk i kishin përmbushur standardet e kërkuara.

Megjithatë, ambasadori amerikan në Baku, Richard Morningstar, kishte thënë se Qeveria amerikane pret të bashkëpunojë ngusht me Aliyevin, edhe në mandatin e tij të tretë.
XS
SM
MD
LG