Ndërlidhjet

Greqi: Interpoli s’ka të dhëna për vajzën e gjetur në kampin rom


Vajza e gjetur në kampin rom në Farsala, e njohur si Maria

Vajza e gjetur në kampin rom në Farsala, e njohur si Maria

Interpoli thotë se nuk ka asnjë të dhënë për vajzën që u gjet në një kamp rom në Greqi javën e kaluar.

Njoftimet e sotme bëjnë të ditur se baza e të humburve e Interpolit përmban 38 emra të vajzave nën moshën 6 vjeçare, por asnjë nga to nuk përputhet me përshkrimin e biondes me sy të gjelbër, të njohur si Maria.

Të hënën policia në Greqi akuzoi një çift nga qyteti Farsala për rrëmbimin e vogëlushes.

Ata përballen më mundësi dënimi deri në 20 vjet burgim, nëse shpallen fajtorë.

Çifti u arrestua pasi testi i DNA-së rezultoi në mospërputhje me atë të vajzës, çka dëshmoi se ajo nuk ishte e bija e tyre biologjike.

Ata pretendojnë se vajzën ua dha nëna e saj biologjike, pasi nuk mund ta rriste.

Gjetja e vajzës ka nxitur mijëra telefonata nga prindër të femijëve të humbur.
XS
SM
MD
LG