Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Shumë të vrarë në Jemen nga aeroplanët pa pilotë


Ilustrim

Ilustrim

Human Rights Watch, thotë se gjuajtjet nga aeroplanët pa pilotë të SHBA-së ka lënë shumë civilë të vrarë në Jemen, gjatë kohës sa po kërkoheshin militantët e dyshuar të Al-Kaidës.

HRW thotë se vetëm nga gjashtë gjuajtje të tilla mbetën të vdekur 82 njerëz, në mesin e të cilëve 57 civilë.

Një nga sulmet ndodhi në vitin 2009, ndërsa pesë të njera në vitet 2012 dhe 2013.

Raporti thotë se sulmi më i përgjakshëm me aeroplanë pa pilotë, ishte ai i vitit 2009, kur një predhë amerikane goditi një fshat të Jemenit, duke vrarë, 41 civilë, mes të cilëve gra e fëmijë, si dhe disa të dyshuar për terrorizëm.

Raporti i HRW vjen në kohë të njejtë me një raport të Amnesty International, që sjell të dhëna për sulme të ngjashme në Pakistan.

Uashingtoni e mbron përdorimin e aeroplanëve pa pilotë, si një nga armët e saj kyçe kundër militantëve.
XS
SM
MD
LG