Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Afganistani ende punë deri në arritjen e marrëveshjes së sigurisë


Nga takimi Hamid Karzai - John Kerry, tetor 2013
Nga takimi Hamid Karzai - John Kerry, tetor 2013
Zëdhënës në presidencën afgane thonë se Kabuli dhe Uashingtoni kanë ende punë për të bërë deri në arritjen e një propozimi final për marrëveshjen e sigurisë, meqë ka ende tema diskutabile, si ajo e imunitetit të ushtarëve amerikanë dhe mundësisë për sulme të njëanshme nga ushtria amerikane.

Marrëveshja pritet të përfshijë numrin dhe fushëveprimin e forcave amerikane në këtë vend, pas tërheqjes së pjesës tjetër të trupave deri në fund të vitit 2014.

Aimal Faizi, nga radhët e presidencës afgane, ka thënë se palët kanë shënuar përparim, por ende nuk kanë arritur në një pajtim përfundimtar.

Ai shtoi se nëse palët nuk arrijnë të pajtohen, atëherë një mbledhje e të gjithë liderëve fisnorë afganë, do të japë mendimin e saj në lidhje me çështjet diskutabile.

Më heret gjatë muajit, presidenti afgan Karzai dhe Sekretari amerikan i Shtetit Kerry, bënë të ditur se kanë arritur një marrëveshje të pjesërishme.
XS
SM
MD
LG