Ndërlidhjet

Spanjë: Gjykata Europiane liron të dënuarën për terrorizëm


Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, Francë
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Strasburg, Francë
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar lirimin e një të dënuare për terrorizëm, pasi gjykata kryesore për të drejtat e njeriut në Evropë, shpalli një vendim, sipas të cilit asaj i ishin shkelur drejtat.

Ines del Rio Prada, ishte dënuar në fund të të ’80-ave, me më shumë se tremijë vjet burgim, për sulmet e ndërmarra në kuadër të lëvizjes seperatiste baske ETA.

Prada duhetj të lirohej në vitin 2008, por gjykatat spanjolle kishin vendosur që zbritja e kohëzgjatjes së dënimit, mund të bëhej vetëm nga numri i viteve të shqiptuara në dënim, dhe jo nga kufiri prej 30 vjetësh, të cilin e përcakton ligji spanjoll.

Megjithatë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ka vendosur në favor të Pradës, duke kërkuar lirim e saj.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar se vendimi mund të nxisë kërkesa edhe nga më shumë se njëqind të burgsour të tjerë, përfshirë terroristë dhe vrasës.
XS
SM
MD
LG